Saturday , May 24 2025

“Ofendohen me njëri-tjetrin, kalojnë disa ditë…”/ Dashuria e Gjeneratës Z sipas Zhaklin Lekatarit: Gjesti dhe Egli…

Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, për të folur rreth Gjeneratës Z, si dhe dashurinë sipas tyre. Nga ndryshon Gjenerata Z nga ajo Millenium?

E pyetur ‘si dashurojnë të rinjtë sot?’, Lekatari u shpreh se ata “dashurinë nuk e shohin më në mënyrë tradicionale dhe klasike, siç e shikonim ne: unaza, fejesa, martesa, joshja, unë po të qëndroj ty nga mbrapa për muaj me radhë derisa kjo ‘jo’ që më the në fillim të kthehet në një ‘po’…”.

Sipas Zhakut, të rinjtë nuk duan më një dashuri të tillë. Madje ajo dha edhe një shembull të një lidhje tipike të Gjeneratës Z, atë të Gjestit dhe Eglit.

 “Mendoj që lidhja Gjesti-Egli është tipike e dy njerëzve që duhen, por ka toksicitet mes tyre, pastaj largohen nga njëri-tjetri, por pastaj kanë nevojë për atë toksicitetin sepse ai toksiciteti e ushqen marrëdhënien e tyre dhe është emëruesi i përbashkët. Pastaj mërziten me njëri-tjetrin, pastaj ofendohen me njëri-tjetrin, por kalojnë disa ditë dhe u mungon njëri-tjetri dhe bëhen prapë bashkë. Pra është një marrëdhënie pa kufij, është një marrëdhënie pa etiketime, janë marrëdhënie më të hapura. Pra, nëse në të kaluarën ne ishim bashkë me njëri-tjetrin derisa vdekja të na ndante, sot ka dhe lidhje të hapura. Pra, jemi bashkë por dhe s’jemi bashkë. Janë marrëdhënie të reja, janë mënyra të reja në perceptimin e shoqërisë, në perceptimin e vetvetes dhe në perceptimin e lidhjes”, tha Lekatari.