Në vitin e parë pa Kylian Mbappe dhe pa yje si Messi, Neymar e tjerë, PSG “fluturon” në finalen e Champions League, një arritje e madhe për klubin francez që u festua gjatë në rrugët e Parisit.
Me mijëra tifozë “pushtuan” qendrën e kryeqytetit francez menjëherë pas suksesit 2-1 përballë Arsenal. Në Champs Elysees tifozët festuan me fishekzjarrë dhe flakadanë duke brohoritur në kor: “Jemi në finale”.
Një pjesë e Champs Elysees u bllokua dhe u ruajt nga një prani e madhe policie për shkak të një parade që përkujtonte 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e planifikuar të zhvillohet më 8 maj, por ky fakt nuk pengoi tifozët e shumë të festonin për këtë sukses të rëndësishëm.
(BalkanWeb)