Tuesday , April 22 2025

Çuditë e Superiores! Në fazën e fundit bëjnë më shumë pikë skuadrat e mbijetesës se ata që duan titullin

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe sa më shumë i afrohet formulës së çuditshme të “Final Four”, aq më shumë anormale bëhet situata. Kjo, pasi në ndryshim nga trendi i çdo kampionati ku skuadrat që luftojnë për kreun bëjnë diferencën, në Shqipëri ndodh e kundërta në përmasa të pazakonta.

Në fazën e katërt, edhe në këtë sezon, është parë një rritje e ndjeshme e paraqitjeve të skuadrave që luftojnë për mbijetesën dhe rënie e dukshme e rezultateve të ekipeve që luftojnë për titullin nëpërmjet “Final Four”.

Kështu, me përjashtim të Elbasanit që ka regjistruar më shumë pikë se të gjithë në këtë fazë të katërt, 16 të tilla, asnjë prej skuadrave të tjera që luftojnë për katërshen dhe titullin, nuk ka bërë më shuam pikë se Teuta, Skënderbeu e Bylisi që luajtën për mbijetesën në këto javë të Superiores. Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo shënojnë rekord negativ në këtë fazë duke u krahasuar me të mëparshmet në këtë edicion, ndërsa Partizani ka po aq pikë sa një fazë më parë.

Një tabelë e përmbysur me pak fjalë, që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Europës në këtë pikë të sezonit, e që tregon se diçka duhet të ndryshojë që Superiorja të rifitojë “normalitetin”.

RENDITJA E FAZËS SË KATËRT

Elbasani 16 pikë

Teuta 13

Skënderbeu 12

Bylis 11

Egnatia 10

Vllaznia 10

Partizani 10

Tirana 10

Dinamo 8

Laçi 5

PANORAMASPORT.AL