FOTOT/ Vijon puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, Llatja: Një nga projektet më të rëndësishëm në vend

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka ndarë pamjet nga puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë.

Përpos fotove të postuara në Facebook, Llatja shkruan se projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“MIRËMËNGJES 😊

me punën në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, faza III, me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit👷🏼👷‍♀️

🛣️I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit e KORRIDORIT 8 dhe lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë🤝

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030🇦🇱”- shkruan Llatja në rrjetin social facebook.