Një 61 vjeçar është rrëzuar nga lartësia duke punuar në një një biznes privat në Elbasan. Përmes një njoftimi për shtyp policia bën me dije se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për administratorin e biznesit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.