6 shkolla në Elbasan, modele për edukimin mjedisor/ Ministri Jaupaj: Po rrisim një brez të gjelbër

Në kuadër të iniciativës #Youth4CleanAir, gjashtë shkolla të mesme në Elbasan janë angazhuar si modele të edukimit mjedisor — me fokus në riciklimin dhe mbrojtjen e cilësisë së ajrit. Një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit. Qëllimi është i qartë, të mësohet që në bankat e shkollës se mbetjet nuk janë thjesht hedhje, por përgjegjësi.

Sofjan Jaupaj, ministri i ri i Mjedisit, theksoi në këtë kontekst:

 “Përmes nismës #Youth4CleanAir, gjashtë shkolla të mesme në  Elbasan po shndërrohen në modele të edukimit mjedisor, ku nxënësit mësojnë të riciklojnë dhe të mbrojnë ajrin.Edukimi për mjedisin nuk është vetëm njohuri, por mbi të gjitha investimi më i mirë afatgjatë për një brez më të vetëdijshëm dhe një të ardhme më të gjelbër”.

Ministri Jaupaj vuri në dukje se ky model i edukimit në shkolla është një nga shtyllat për zbatimin e reformave mjedisore që qeveria ka vendosur si prioritet.

https://www.instagram.com/p/DQoj6qBjNm6

Nxënësit po trajnohen për filtrimin e mbetjeve dhe riciklimin, jo vetëm për klasë por për familje dhe komunitet.

Shkollat angazhohen në monitorim lokal të cilësisë së ajrit dhe në promovim të ndërgjegjësimit qytetar.

Bashki të ndryshme dhe shkolla në Elbasan po krijojnë “zonen zero” të ndotjes së ajrit, me mbështetjen e ministrisë.