Goditjet në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, janë një prej shkaktarëve kryesorë të vɗekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një targetgrup shumë i rŕezikuar janë femrat.
Në këtë artikull do të njiheni me 6 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj: 1.Ɗhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe nëkrahë: Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë ɗhimbjet në shpinë, nofulla dhe qafë. Ɗhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me ɗhimbje të tilla është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të paraqiteni në spital.
2. Ɗhimbje e fortë në stomak: Ɗhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur ɗhimbja bëhët më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.
3. Djersë të ftohta: Sipas mjekëve, djerësët e ftohta që ju përsëriten brenda intervaleve të shpeshta kohore janë një simptomë e fshehtë e atakut kardiak tek femrat. 4. Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje: Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak që nuk duhet injoruar.
5. Lodhje e vazhdueshme: Lodhja e vazhdueshme, pamundësia për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur nga një cep i dhomës në tjetrin mund të paralajmërojë probleme serioze të shëndetit kardiovaskular. 6. Shtrëngim në kraharor: Në qoftë se ndjeni shtrëngim në krahahor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.