53-vjeçarja përplas 14- vjeçarin dhe 2 mjete të parkuara, adoleshenti dërgohet rëndë në spital

Një 14- vjeçar është aksidentuar rëndë nga një mjet i cili po ecte mbrapsht. Shoferja 53- vjeçare në rrugën ”Sandër Prosi” duke i dhënë mbrapa automjetit ka përplasur adoleshentin që është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sikur mos mjaftonte kaq, ajo ka përplasur edhe 2 mjete të tjera që ishin të parkuara ndërkohë.

Por ndërkohë 53- vjeçarja ka rënë në prαngat e Policisë.

”M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.”– thotë njoftimi i Policisë.

(BalkanWeb)