52-vjeçarja u hodh nga ballkoni në Elbasan, flet psikologia: Vdekja e saj mund të parandalohej…

Hetimi i vetëvrasjes së 52 vjeçares Fatbardha Likrama në Elbasan i ka kaluar prokurorisë së Elbasanit. Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e të dyja familjeve të cilat janë kontradiktore mes tyre.

Por psikologia e gjykatës së Elbasanit e njohur me rasin në fjalë pohon se ngjarja e rëndë mund të ishte parandaluar nëse do të ishin marrë në konsiderate sinjalet dhe paralajmerimet e percjella në familje përkatësisht te e motra se do ta ndërmerrte aktin ekstrem.

Psikologia Erjona Hoxha thotë se cdo rast i dhunës në familje që mbërrin në dyert e policise ka nevojë për një hetim të detajuar nga ana e organeve të drejtësisë. Kujtojmë se një ditë më parë e motra e viktimës akuzoi parë policinë e Elbasanit për mos trajtimin me seriozitetin e duhur të rastit .

E njohur nga afër me urdhërin e mbrojtjes psikologia e gjykatës së Elbasanit e konsideron ata faktik. Ndërkohë policia e Elbasanit pas hetimit paraprak pohoi se 52-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi në momentin e ngjarjes. Sipas policisë, përjashtohet akuza “shtyrje drejt vetevrasjes”

“Janë padyshim raste alarmante! Nuk janë nga ato që nuk kemi pasur dijeni dhe që njerëzit i bëjnë nga një lodhje e vazhdueshme e një situate keqtrajtuese.

Janë raste të abuzimit në të gjitha format apo kur dikush mëson se vuan nga një sëmundje dhe nuk e përballon dot kur mendon kalvarin e vuajtjeve, dhe merren të tilla iniciativa. Vetvrasja e 52 vjeçares mund të ishte parandaluar”- u shpreh psikologia.