Dje u regjistruan shifra rekord të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Sipas autoriteteve, nga 1472 tamponë të ekzaminuar, 327 janë personat e infektuar nga COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe viĸtimat, që janë 9, duke shënuar kështu një rekord ditën e djeshme. Ndërkohë në qytetin e Elbasanit është regjistruar një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid, Mirela Cami tregoi në emisionin ‘Ëake Up’ edhe vatrat me të ŗrezikshme, ku 35% e rasteve janë në kryeqytet. “Në Shqipëri aktualisht janë 500 vatra dhe 35 për qind janë në Tiranë, të tjerat janë në Durrës, Kukës, Korçë, Shkodër. Këto janë vatrat më të shumta. Lajmi i mirë është se në fjalën e saj Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid nuk e ka përmendur Elbasanin si vatër të rrezikshmë, çka lë të kuptohet se Qarku i Elbasanit nuk është pjesë e zonave të kuqe.
Zonat e ŗrezikshme në Tiranë janë zonat ku ka grumbullime masive të individëve ose zonat me mbipopullim, në të cilat nuk respektohet distancimi social, janë me risk më të lartë”, sqaroi ekspertja. Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që duke filluar që nga sot mësimi në universitete të zhvillohet online, në distancë, të paktën për një muaj. Ndërkaq nuk do të hapen as konviktet të cilat shërbenin për strehimin e të rinjve.