Mediat në vendin fqinj kanë vendosur në qendër të tyre situatën e radhëve së gjatë të pritjes, në doganën e Kakavijes sa herë që ka festa.
Sërish në këto ditë të festave të fundvitit personat që lëvizin në të dyja anët e kufirit në Kakavijë po përballen me të njëjtën situatë në sportelet e dokumenteve në tokën greke. Në një shkrim të një portali theksohet se kjo situatë zgjidhet vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa artikulli shoqërohet me foto ta radhëve të makinave në doganën greke të Kakavijës.
“34 vite e njëjta radhë, i njëjti fenomen në doganën e Kakavijës. E njëjta rrëmujë dhe radhë për grekët dhe shqiptarët. Teksa po kthehen për disa ditë për pushime, për të kaluar bukur në vendet e tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shajnë në pikën kufitare. Punonjësit e palës greke i shqetësojnë më shumë me pritjen në sportele. Mediat, nga të dyja anët, numërojnë kilometrat e makinave në radhë. Ata nuk marrin parasysh përgjegjësitë, ndërsa e paraqesin situatën me një lajm të thjeshtë dhe titull klishe të zakonshëm. Besojmë se kjo situatë do të ndryshojë vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”- thuhet nw artikull.