Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll ., 33 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. K., 56 vjeç, banues në Cerrik dhe F. LL., 26 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapen duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.