Pasi një person u vra para një klubi nate mëngjesin e së hënës, tashmë është e qartë se kush është personi i vdekur: Siç mësoi BILD, bëhet fjalë për një mashkull 25 vjeç nga Shqipëria, i cili po vizitonte një anëtar të familjes që jetonte në Këln.
Tashmë është përcaktuar edhe shkaku i vdekjes. Prokurori i lartë publik Ulrich Bremer thekson: “Sipas rezultatit të autopsisë, i dëmtuari është vrarë duke përdorur një objekt të mprehtë”.
Detaje të mëtejshme rreth krimit dhe të dyshuarve të mundshëm nuk mund të jepeshin në funksion të hetimit. Por deri më tani thuhet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të momentit që kishte filluar në klub dhe kishte vijuar edhe jashtë klubit.
Dëshmitarët e gjetën të riun me gjakderdhje të hënën në mëngjes në Rochusplatz. Punonjësit e shpëtimit nuk mund ta ndihmonin më dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.