Një 22 vjeçare shqiptare është infektuar me mutacionin e ri britanik të koronavirusit. Ajo ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe është identifikuar nga autoritetet gjermane se është infektuar me mutacionin e ri të koronavirusit. Ajo ka shfaqur simptoma të lehta të Covid-19 ndërsa më pas është konstatuar se është e infektuar me mutacionin B.1.1.7.
Në fillim 22 vjeçares iu bë tamponi dhe rezultoi me Covid-19, dhe pas sekuencës gjithëpërfshirëse e mostrës laboratorike u evidentua edhe mutacioni britanik, raportojnë mediat gjermane.
Vajza po mbahet në karantinë, ndërsa po gjurmohen kontaktet që mund të ketë pasur me njerëz të tjerë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.