Të shtunën, më 20 Shtator, ora 10:00, në fshatin piktoresk të Byshekut do të zhvillohet festa që sjell bashkë natyrën, kulturën dhe argëtimin.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë muzikë live me atmosferë festive.
Ushqime tradicionale të zonës. Aktivitete sportive dhe zbavitëse në natyrë.
Një ditë të mbushur me energji dhe mikpritje karakteristike të banorëve të zonës.
“Byshek Fest” synon të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.
Bashkia Elbasan fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste,, që do të sjellë jo vetëm argëtim, por edhe mundësinë për të zbuluar një perlë turistike të qytetit tonë.
20 Shtator – Ora 10:00
Një festë për të gjithë, mes natyrës, traditës dhe argëtimit!