20 bujtina në Gjinar mikpresin vizitorë nga Shqipëria dhe bota

Çelja  bujtinave ne zonën e Gjinarit në Elbasan, po shikohet si një mundësi e mirë ekonomike për banorët. Klima e mrekullueshme, natyra e bukur, trashëgimia kulturore  dhe tradita e kulinarisë  e mundësojnë tej mase zhvillimin e turizmit të bujtinave. 

Një pronar bujtine vëren se ka një rritje të numrit të turistëve në zonë  dhe se veç të tjerave ata mund të shijojnë cilësi të lartë gatimi dhe çmime të ulëta.

Vizitorët e huaj  në këtë zonë  nuk mungojnë asnjëherë, madje tendenca e tyre eshte për tu rikthyer.  madje ata rikthehen.

“Është viti i dytë që qëndrojmë këtu. Kemi qenë edhe vitin e kaluar .E gjetëm në Google, pasi ishim duke kërkuar për vende të qeta. Klima  është shumë e mirë dhe pritësit e bujtinave janë të shkëlqyer. Gjinari është i vogël dhe shumë i këndshëm. Është bukur dhe qetë. Na pëlqen ushqimi vendas”, u shpreh një turiste.

Janë  rreth 20 bujtina të hapura në zonën e Gjinarit dhe më së shumti janë emigrantët të cilët janë kthyer në vendin e lindjes duke investuar në banesat e tyre.

Gjatë sezonit veror, Gjinari shndërrohet në një ndër pikat më të frekuentuara nga turistë vendas e të huaj.