Sot i kujtojmë vetes dhe komunitetit tonë rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe menaxhimit të duhur të diabetit.
Diabeti nuk është thjesht një diagnozë – është një sfidë e përditshme për mijëra njerëz. Me kujdes të duhur, jetë të shëndetshme dhe mbështetje mjekësore, kjo sfidë mund të përballohet me dinjitet dhe forcë.
Spitali Rajonal Elbasan mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore për pacientët me diabet dhe për të promovuar një stil jetese që ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Kujdesuni për shëndetin tuaj.
Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak.
Ushqehuni shëndetshëm, bëni aktivitet fizik dhe mos e lini pas dore kontrollin mjekësor.
https://www.facebook.com/reel/25304568195899071
Diabeti është një sëmundje e përjetshme që zhvillohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose insulina e prodhuar nuk mund të përdoret në mënyrë efektive, kjo rezullton me sheqer të lartë në gjak dhe zgjat për gjithë jetën.
14 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e diabetit. Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.
14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederick banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, apeli i kesaj dite eshte: ushqim i shëndetshem kunder diabeti, mbroni të ardhmen tuaj, vepro për të ndryshuar jetën tënde sot dhe vepro për të ndryshuar botën nesër.
Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë. Çdo vit identifikohen rreth 4000 raste të reja. Situata bëhet edhe më problematike për faktin se po preken edhe të rinjtë.
Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim. Ndaj, shifra e të prekurve mendohet të jetë edhe më e lartë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.