“Shkollat për Shëndetin”/ Në Librazhd zhvillohet aktiviteti “Karavani i Shëndetit”

Në kuadër të projektit Shkollat për Shëndetin, në Parkun e Qershive në Librazhd u zhvillua aktiviteti “Karavani i Shëndetit”, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e qarkut të Elbasanit.

“Së bashku me deputetët Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, ju bashkuam këtij aktiviteti, ku fëmijët promovuan sjellje të shëndetshme përmes stendave të tyre kreative dhe informuese.

Nxënësit prezantuan tema të rëndësishme si:

Ushqyerja e shëndetshme – ku përmendën rëndësinë e perimeve, frutave dhe shmangien e ushqimeve të përpunuara.

Higjiena personale – me ndërgjegjësim për larjen e duarve, kujdesin ndaj dhëmbëve dhe ambientit të pastër.

Aktiviteti fizik – fëmijët demonstruan lëvizje, lojëra dhe diskutime për rëndësinë e sportit, çiklizmit dhe ecjes së shëndetshme.

Mbrojtja e mjedisit – stenda të specializuara që lidhin shëndetin e njeriut me shëndetin e planetit, si riciklimi, përdorimi i ujit dhe ajrit të pastër”- shkruan kryetari i bashkise Librazhd, Mariglen Disha.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një ditë edukative, por edhe një nismë për t’i bërë fëmijët partnerë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies. Falë këtij projekti, brezi i ri i qytetit të Librazhdit dhe qarkut të Elbasanit po frymëzohet drejt një jete më të shëndetshme dhe të ndërgjegjshme.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1416659820464060&set=pcb.1416660133797362