Pas viteve të qëndrimit jashtë vendit, Ardian Preçi vendosi të rikthehet në Elbasan dhe të investojë gjithçka në ndërtimin e biznesit të tij të aluminit. Me përkushtim dhe vizion, ai ka arritur ta kthejë këtë sipërmarrje në një model frymëzimi për të rinjtë e zonës.
Sot, kompania e tij punëson rreth 40 të rinj, duke sjellë punësim të sigurt, zhvillim ekonomik dhe të ardhura të qëndrueshme për dhjetëra familje.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, në fjalën e tij, vlerësoi shembullin e Preçit si një histori që duhet ndjekur:
“Ardiani është dëshmi e asaj se kur kthehesh me vullnet e përkushtim, mund të bësh ndryshimin këtu, në qytetin tënd. Bashkia Elbasan do të mbështesë çdo nismë që sjell zhvillim dhe hap vende pune për të rinjtë tanë.”
Një histori që tregon se forca e vërtetë e Elbasanit qëndron tek njerëzit që besojnë dhe investojnë në të.