Sunday , August 17 2025

ASHP në terren: Elbasani pastrohet dhe ndriçohet çdo ditë

Ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike në Elbasan vijojnë me intensitet punën për të garantuar një qytet të pastër dhe funksional. Prej ditësh, punonjësit janë angazhuar në pastrimin e hapësirave publike, rrugëve kryesore dhe lagjeve, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe vizitorët e qytetit.

Ndriçimi publik është një tjetër prioritet i ASHP-së, me ndërhyrje të vazhdueshme për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues dhe zëvendësimin e elementëve të dëmtuar. Shumë rrugë dhe zona publike kanë rifituar ndriçimin e duhur, duke rritur ndjeshëm sigurinë për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Këto veprime janë pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për të mbajtur një qytet të pastër, të ndriçuar dhe në shërbim të komunitetit. ASHP pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në ditët në vijim, duke ndërhyrë aty ku ka më shumë nevojë.