Në verën e vitit që lamë pas, çifti i njohur i showbizit, Inva Mula dhe Hetem Ramadani u përfolën për divorc. Mirëpo sopranoja i mohoi fjalët dhe lajmet që qarkullonin lart e poshtë, duke konfirmuar se martesa e tyre disavjeçare vazhdon. Pothuajse një vit pas “ndarjes” Inva Mula është shfaqur sërish në publik me bashkëshortin.
Ajo dhe Hetemi ishin në ceremoninë e përurimit të sallës së koncerteve “Avni Mula” që mban emrin e babait të saj. Kjo sallë koncertesh është ndërtuar në shkollën “Servete Maçi”, dhe mban emrin e këngëtarit dhe kompozitorit, Avni Mula në shenjë nderi dhe respekti. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut videon nga momenti i ceremonisë.