Është shpallur tashmë fituesja e Festivalit të Fundvitit në RTSH. Mes shumë këngëtarësh, çmimin e parë e ka marrë këngëtarja korçare, Anxhela Peristeri. Anxhela ka arritur të mbledhë 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Në vend të dytë është renditur Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe në vend të tretë Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/11/unnamed-24.jpg?resize=512%2C287&ssl=1)
“Karma” e Anxhela Peristerit do të jetë kënga që do të na përfaqësojë në Shqipëri në “Eurovision 2021”. Kompeticioni i njohur europian do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/11/rts-1.jpg?resize=341%2C773&ssl=1)