Donald Veshaj ka fituar 2 herë Big Brother deri tani. Edhe nëse nuk merr çmimin e parë prej 115 mijë eurosh, ai ka dy trofe të rëndësishëm në xhep dhe janë vërtet me vlerë.
Donaldi është njeriu më në “modë” i momentit në rrjetet sociale. Ai është emri më i kërkuar i katër muajve të fundit, si askush tjetër më parë. Aktori vlonjat ka fituar zemrat e mijëra teleshikuesve me ngjarje si puthja me Bora Zemanin dhe lidhja me Beatrix Ramosajn. Edhe nëse nuk fiton, ai tashmë e ka të sigurt një projekt të ri televiziv (flitet në Top Channel).
Madje, me bujën që ka fituar ai në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, edhe televizionet e tjera do të përpiqen ta marrin në ndonjë program në Prime Time. Ai e meriton, sepse sjell klikime.
Së dyti, Donaldi i ka dhënë një ndihmë të madhe edhe vëllait të tij, Romeos, duke e promovuar tejmase. Jo vetëm i ka përmendur emrin, por dashje pa dashje e ka përfshirë në Big Brother.
Ndërkohë, vetë Romeo e ka shfrytëzuar mirë këtë edicion për të fituar vëmendje. Vizita e tij në shtëpi, parashuta, zëri i papritur në shtëpi, postimet në rrjetet sociale dhe së fundmi helikopteri i kanë dhënë më shumë popullaritet.
Bravo Donaldit! Sikur të mos mjaftonin këto, ai nderoi edhe Bora Zemanin. Ajo është përmendur dhe kërkuar tejmase këtë sezon. Prej historisë me Donaldin ajo arriti 1 milion ndjekës në Instagram. Nuk është rastësi, por meritë e suksesit televiziv të Donaldit. Paratë nganjëherë nuk janë arritja më e madhe. Investimi tek e ardhmja, po.