Zonja Rudina Çollaku merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Gratë që ndërtojnë një kulturë takimi ndërfetar”

Zonja Rudina Çollaku Presidente e Women Center for Development and Culture Elbasan dhe drejtuese e departamentit të gruas në Qendrën e Bashkëpunimit  Ndërfetar mori pjesë si një nga folëset në konferencën ndërkombëtare “Gratë që ndërtojnë një kulturë takimi ndërfetar”.

Konferenca u organizua nga Unioni Botëror i Organizatave të Grave Katolike në bashkëpunim me Dikasterin për Dialogun Ndërfetar në Universitetin Papnor Urbaniana të Romës, nga 25-27 janar.

Gjatë konferencës treditore, delegacioni i grave i besimeve të ndryshme nga shumë vende të botës u prit në audiencë  nga  Papa Francesku, i cili është një nxitës i paepur i kulturës së takimit dhe dialogut. Ai gjatë fjalës së tij theksoi se Roli i gruas është i rëndësishëm në variacionin dhe specifikat e kontributit që ajo ofron në shoqëri për të promovuar paqen. Takimi i grave ishte i pari i llojit të tij, i cili u mundësia në shtetin e Vatikanit në Itali.