Zjarri shkrumbon shtëpinë në Elbasan, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur dhe në mes të acarit

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër në Elbasan.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Mjetet zjarrëfikëse kanë mbërritur pasi shtëpia është shkrumbuar plotësisht ndërsa po punohet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative.