Zjarr i fuqishëm në zonën e Kurum. Zjarrëfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje.

Një zjarr i madh ka rënë në fabrikën ‘Kurum’ në Elbasan. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, saqë shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, siç shihet edhe nga pamjet.

Mësohet se zjarri ka rënë në ambientet e fabrikës Kurum, ndërsa shkaqet nuk bëhen ende me dije. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Kurum International është kompani Turke e vendosur në Shqipëri dhe është e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve.
Shpeshherë në këtë kompani ndodhin aksidente të ndryshme prej të cilëve edhe shumë të rëndë me pasoja për jetën