Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Elbasan Z.Spiro Maliqi, u zhvillua sot mbledhja e radhës në kuadër të procesit të identifikimit dhe regjistrimit të fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor me përfaqësues nga të gjitha bashkitë dhe ZVA-të e qarkut Elbasan ashtu si edhe me përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë.
Gjatë mbledhjes u paraqit një përmbledhje e plotë e ecurisë së deritanishme të regjistrimit duke nxjerrë numrin total të fëmijëve të cilët kanë mbushur moshën e detyrimit shkollor, numrin faktik e nxënësve të regjistruar si edhe motivet dhe arsyet që kanë sjellë mos regjistrimin e nxënësve të tjerë ku kryesisht prevalon arsyeja e lëvizjes së këtyre familjeve jashtë vendit apo në qarqe të tjera të Shqipërisë.
Gjithashtu u diskutuan dhe propozuan zgjidhje për çështje të tjera të rëndësishme si respektimi i masave anti-covid në të gjitha njësitë administrative, regjistrimi online përmes e-albania si edhe një hartëzim i azhornuar i të gjitha shkollave me zonat përkatëse.