Sunday , December 4 2022

“Zhurmë” në zyrën e Kryebashkiakut të Elbasanit. Arsyeja tepër e veçantë.

Ka nisur me shumë “zhurmë” dita e punës mëngjesin e sotëm për Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja.
Me rastin e 1 Qershorit, festës ndërkombëtare të fëmijëve, Z. Llatja ka pritur në zyrën e tij fëmijët e kopshtit 7.


Me naivitetin dhe shkëlqimin e syve që i karakterizon këta vogëlushë zyra e kryebashkiakut u kthye në një ambjent festiv dhe plot buzëqeshje. I rrethuar nga vogëlushët festa u kthye në një mini spektakël ku vogëlushët me rradhë nisën të recitonin vjershat e tyre me temë qytetin, 1 Qershorin, etj. Fëmijët kanë falenderuar kryebashkiakun që nga dita në ditë e ka zbukuruar qytetin me më shumë gjelbërim, ndriçim, kënde lojrash dhe shumë parqe për argëtim, si edhe inagurimin e spitalit pediatrik ku fëmijët marrin shërbim mjekësor. Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë përcolli urimin për të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit.

“Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur!
Jeni ju burimi i çdo gjëje, lumturia më e madhe. Kjo ditë, na përkujton të drejtat e fëmijëve që të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm.
Ndaj, ju uroj të keni mirëqenie, lumturi, më shumë se kurrë. Le të jetë 1 Qershori edhe një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Është një ditë që ne të rriturit, prindërit, të kujdesemi për edukimin, shëndetin, e tyre.
Fytyrat dhe zemrat tuaja të bukura qofshin të lumtura përgjithmonë.


Fëmijët, janë koncepti ynë për të bukurën, lumturia jonë e vetme pa shpërblim.
Të dashur prindër e mësues, gëzuar ditën e jetës sonë të vërtetë, një nga ditët më të bukura e të sinqerta!
Qoftë festë përditë!

Advertisement