Në Elbasan u mbajtën zgjedhjet e Dhomës së Avokatisë Elbasan ku kryetar u zgjodh Av. Demir Çiftja.
Ciftja në këtë detyrë zëvendësoi av. Hysen Kovaçi.
Dhoma e avokatisë përgjigjet për organizimin, funksionimin dhe kontrollin e ushtrimit të profesionit të avokatit në gjykatën e Elbasanit, të ngarkuar me ligj. Po ashtu përcaktohet që Dhoma e Avokatisë e nxjerr akte dhe kryen veprime juridike ne lidhje me ushtrimin e profesionit të avokatit, të detyrueshme për tu zbatuar nga gjithë anëtarët e saj. Ajo ka të drejtë të krijojë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me burime te ligjshme në territorin e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe administrohen prej saj, sipas legjislacionit ne fuqi. Po ashtu ajo ushtron funksionet nëpërmjet organeve drejtuese të saj dhe stafit administrativ të caktuar për këtë qellim.