Kundërshtoi zgjedhjet në bazën e PD, Bylykbashi i përgjigjet Isait: Nëse do të ishim në luftë ju…

Ndërsa dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e lajmëruara nga grupi i foltores në Elbasan për të zgjedhur kreun e ri të PD-së, përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi në nje konferencë për median ftoi masivisht demokratët tu bashkohen perfshirë ata që deri në këto momente kanë zgjedhur ti qëndrojnë besnik Lulzim Bashës.

Një ftesë Z. Bylykbashi e kishte edhe për kryetarin aktual të PD Eugen Isaj teksa i kërkoi që erërat e forta nga Tirana në Elbasan është detyrë e tyre t’i zbusin, pasi Elbasani nuk ka kënd lufte.

Sipas Z. Bylykbashi cdo gjë që ka ndodhur në këto momente në selinë blu është një ëndërr e keqe dhe se demokratët janë ndarë për shkak të dy filozofive.

Në vijim ai tha se tregues i filozofisë së duhur janë rezultatet e zgjedhjeve te pjesshme të 6 marsit.

Deklarata e Aurel Bylykbashit erdhi pas asaj të kryetarit aktual të Pd Eugen Isaj i cili deklaroi se nuk ka patur zgjedhje por vetem emerime ne procesin e organizimit të grupit të rithemelimit në Elbasan dhe se nuk do të njohë zgjedhjet për kryetar që do të mbahen ditën e shtunë.