Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera deri tani kryeson Partia Socialiste.
Ja rezultatet në këto secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 7026 vota, PS ka 4,991, LSI ka 1,698 dhe PSD e Tom Doshit 2,614.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 4,907 vota, PS 4,348, LSI 841 dhe PLSDSH 93 vota.
Kukës
Në qarkun e Kukësit PD ka 8,119 vota e ndjekur nga PS me 4,606 vota. LSI 16 ka vota dhe PSD 46 vota.
Dibër
Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 7,483 vota, PD 6,867 vota, LSI 1,186 vota dhe Lëvizja për Ndryshim 113 vota.
Durrës
Në Durrës deri tani PS kryeson me 4,689 vota e ndjekur nga PD me 3,194 vota. LSI ka siguruar 589 vota dhe PLDSH 57 vota.
Tirana
Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 28,470 vota. PD ka 20,950 vota, LSI 3,541 vota dhe PSD 1,729 vota.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 21174 vota e ndjekur nga PD me 14,258 vota dhe LSI me 1639 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 427 vota.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 16,675 vota, PD 12,240 vota, LSI 1,832 dhe PLDSH 174 vota.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 6,414 vota e ndjekur nga PD me 3,640 vota dhe LSI me 1,281 vota. Ndërkohë PSD ka 60 vota.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 10,582 vota e ndjekur nga PD me 8,777 vota dhe LSI me 1,743 vota. Ndërkohë PSD ka 245 vota.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 16,811 vota e ndjekur nga PD me 9,336 vota dhe LSI me 1,859 vota.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 8,847 vota, PD 4,653 vota, LSI 2,163 vota dhe PSD-ja 188 vota./tch