Zëvendësohet Bukurosh Stafa/Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit të Qarkut Elbasan.

Ermira Urupi është kryetarja e re e Këshillit të Qarkut Elbasan. Drejtuesi Politik i PS në Elbasan Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja prezantuan Ermira Urupin si kryetare të Këshillit të Qarkut Elbasan, pozicion që më herët e mbante Bukurosh Stafa.
Propozimi i PS për Znj. Urupi u votua nga 100% e anëtarëve të Këshillit të Qarkut, duke treguar rolin e Znj. Urupi si profesioniste dhe qytetare e denjë e cila në çdo pozicion që ka mbajtur ka vendosur në përparësi interest e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit.


Ermira Urupi gjatë karierës së saj ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, së fundmi Drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet, Elbasan, Korçë dhe Berat.
Urupi ndërkohë është edhe Drejtuese e Partisë Socialiste për Elbasanin dhe në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023 ka patur kontribut të rëndësishëm në fitoren e PS.
Urupi falenderoi PS dhe drejtuesit për propozimin në këtë post të rëndësishëm ndërsa garantoi se Këshilli i Qarkut do të vijojë të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin rajonal, duke sjellë progres, si dhe duke qenë urëlidhëse mes Bashkive.
Urupi shtoi se “qarku do të avancojë në rolin e tij, në aspektin e zhvillimit të politikave rajonale, duke përmirësuar vazhdimisht politikat e zbatuara brenda tij.
Qarku do të ketë partneritet korrekt mbi projektet e Bashkimit Europian, si dhe do të inkurajojë grupet e interesit për të qenë pjesë e projekteve që do të ndërmerren nga ana e tij.
Qarku do të vijojë të ofrojë shërbime publike cilësore dhe transparente për të gjithë personat e interesuar, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj.”