Zbulohet deklarata në polici e 25-vjeçares që tha se u pëŗdhunua në një lokal në Elbasan!

Mbrëmjen e tw mërkurës një e re 25-vjeçe në Elbasan ka shkuar bashkë me motrën e saj në spitalin rajonal të qytetit për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ajo u ka thënë mjekëve se është pëŗdhunuar në buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd në një lokal.

Sikurse raporton joq.al, e reja nga fshati Dushk i Lushnjës ka treguar se fillimisht e kanë droguar dhe më pas e kanë pëŗdhunuar. Para policisë 25-vjeçarja ka deklaruar se ka konsumuar një përzierje me alkool xhin & xhek në lokal dhe ka qenë e dehur në momentin e pëŗdhunimit.

Në bazë të deklarimeve është kërkuar të bëhet ekzaminim nëse ka pasur marrëdhënie seĸsuale në maternitetin e Elbasanit, teksa Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të vërtetuar ngjarjen.