Rreth 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë, teksa punonin tokat e tyre, banorët kanë rënë në gjurmët e rrënojave që mendohen t’i përkasin një qyteze antike. Sipas arkeologëve, pjesa e zbuluar duket se është një stacion qëndrimi përgjatë rrugës Egnatia, por gërmimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi zbulimin.
Instituti i Monumenteve ka nisur punën për dokumentimin e objektit, ndërsa Bashkia e Belshit e ka vënë në ruajtje me shpresën se zbulimi do të kthehet në destinacion të turizmit kulturor.
Arkeologët mendojnë se zbulimi i përket shekullit të dytë ndërsa për herë të parë mund të mendohet, që Belshi përveç magjisë së liqeneve do të ofrojë edhe guida arkeologjike.

Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.