Një punonjës policie, një i paraburgosur dhe familjarja e tij janë arrestuar, pasi fusnin narkotikë brenda institucionit të IEVP Elbasan.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve bën me dije se pas një hetimi të thelluar u zbulua mekanizmi për futjen e narkotikëve me qëllim përfitimin financiar.
Si rezultat hetimit u arrestuan shtetasi N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan, shtetasja E.K., familjare e një të paraburgosuri dhe shtetasi G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Metoda speciale dhe hetim disa-mujor, SHKBB zbulon mekaninzmin për futjen e narkotikëve në IEVP Elbasan, tre në pranga
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.
Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:
N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan
E.K., familjare e një të paraburgosuri
G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan
Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
SHKBB dhe Ministria e Drejtësisë konfirmojnë angazhimin për zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në sistemin penitenciar dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin e gjelbër pa pagesë: 044 20 40 20.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.