Zbardhet dosja e operacionit “Tempulli”/Agjenti i infiltruar ‘fundos’ shpërndarësit e drogës në Elbasan

Zbardhet dosja e operacionit ‘Tempulli’ dhe përgjimet që fundosën shpërndarësit e drogës në qytetin e Elbasanit. Policia goditi 23 grupe, ndërsa në qytetin e Elbasanit, 7 persona ranë në pranga, një u shpall në kërkim, ndërsa u arrestua edhe një efektiv policie. Ka qenë agjenti i infiltruar që ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndrësa ai është futur në makinë dhe u ka kërkuar që të blinte një sasi droge.

Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, tashmë i arrestuar, dhe janë takuar më datë 07.09.2023 në Qukës të Librazhdit. Fillimisht ‘Koli’ ka marrë Stiven Faqollin në lokalin e tij me makinë dhe më pas janë nisur në drejtim të Librazhdit ku janë takuar me dy persona të tjerë që do të shisnin drogën. Në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, agjenti bashkë Stiven Faqollin kanë takuar dy persona në makinë, njëri prej tyre Glidi Ballolli që është në burg dhe Mikel Poçi. Agjenti ka blerë një sasi kanabisi tek Badolli dhe më pas është larguar.

Ndërkohë, Report Tv ka zbardhur edhe përgjimet që ‘fundosën’ personat e përfshirë në shpërndarjen e drogës. Agjenti i pyet sa a është i mirë ‘malli’ dhe shpërndarësit e sigurojnë që është super dhe e kanë pëlqyer të gjithë.

Gildi Ballolli (G): Sa të duhen ty?
Agjenti (K): A është e mirë ?
Gildi Ballolli: Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…
Agjenti (K): Ok vetëm të jenë të mira
Gildi Ballolli: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë
Agjenti (K): O S është naj çik e mirë kjo ?
S (Stiven Faqolli): Për zotin po, për kokën time.
Agjenti (K): Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…
Stiven Faqolli: Ktu rri ky në Librazhd
Agjenti (K): Si e ka emrin ky ?
Stiven Faqolli: Gia
Agjenti (K): Ishte dhe me një tjetër ky
Stiven Faqolli: Ai është Mikel Poçi