Zbardhet dinamika e ngjarjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur Fabio Shybehja, 21 vjeç. Mësohet se i plagosuri ka një lokal në zonën e lagjes “28 Nëntori” ku ndodhi ngjarja. Ndërsa autori Petrit R. 54 vjeç është endacak që mbledh kanaçe nëpër qytet, dhe thuhet se është person i alkoolizuar.
Si nisi sherri?
Autori ka qenë duke ofenduar familjarët e pronarit të lokalit, ku ky i fundit e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit.
Pasi e nxorri jashtë autori shkoi tek karroca ku kishte kanaçet mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben. I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë 10 minuta pas ngjarjes.