Zbardhen dy raste të zjarrvënies në Elbasan, arrestohet një person

Janë zbardhur dy raste të zjarrëvënies në fshatra të Elbasanit.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast.

“U arrestua në flagrancë shtetasi 54 vjeç, banues në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Pajun, për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri”.

“Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj pronarit të tokës, pasi nuk ka kallëzuar për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.