Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e djeshme në qenër të qytetit të Elbasanit, ku mësohet se një drejtuesi ka përplasur një këmbësor, duke e lënë në rrugë, pa i dhënë ndihmën e parë. Sipas korespondentit të Syri Tv në Elbasan, viķtima dyshohet se është i moshës 70 vjeç.
Por ky detaj pritet të saktësohet nga policia, e cila është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin fatal. Mbrëmjen e djeshme një aksident me pasojë vɗekjen e një këmbësori ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Makina ka përplasur një kalimtar në rrugë, duke i marrë atij jetën në qendër të qytetit të Elbasanit pranë portës së Kalasë, ndërsa autori është larguar me shpejtësi me makinën e tij.