80-vjeçari Xhevit Sinani, që pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë në Tërvol të Gramshit ka dalë këtë të hënë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg.
Në dëshminë e tij para gjykatës, Xhevit Sinani ka qenë i paqartë në deklarata, ku ka thënë se ishte në shtëpinë e të vëllait dhe e ka gjetur atë të vdekur në oborr .
Sipas tij vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh dhe më pas kishte dalë në oborr e ishte rrëzuar ku kishte humbur dhe jetën.
Sipas Sinanit, pasi e ka parë të vëllanë të vdekur e ka mbuluar atë e më pas ka shkuar në shtëpi, ku ka gjetur edhe të shoqen të vdekur dhe ka mohuar para trupit gjykues të ketë vrarë njeri.
Sipas avokatit të caktuar, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.
I moshuari qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë për shkaqe që nuk dihen. Në deklaratat e dhëna në polici, ai ka qenë i paqartë, teksa është shprehur se gruaja dhe vëllai kanë humbur jetën, por nuk mban mend rrethanat e vdekjes së tyre.
Xheviti e vrau gruan e tij, 74-vjeçaren Zeqine Sinani në shtëpinë e tyre në Tërvol të Gramshit dhe më pas shkoi në banesën e të vëllait, Shaqir Sinanit, të cilin e vrau me sëpatë.
Top Channel