Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 punonjësit e policisë të cilët ishin në detyrë më 21 prill 2021 kur u vra mjeku Pjerin Xhuvani.
Prokuroria kërkonte këtë masë me argumentin se punonjësit e policisë po intimidonin dëshmitarët në këtë proces, por Gjykata tha se kjo kërkesë është e paargumentuar ligjërisht.
Bëhet fjalë për policët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu./ ballkanweb