Vrasja e Florenc Kovaçit në Elbasan, flet motra e autorit: Më përdornin si prostitutë, më çonin te ….

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel është dhënë intervista e 14-vjeçares, e cila pretendonte se është droguar dhe shfrytëzuar për prostitucion nga dy vëllezërit, Florenc dhe Mikel Kovaçi. Vëllai i saj 23-vjeçar ka vrarë me thikë Florencin dhe ka lënë të plagosur Mikelin, i cili ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.

“Është një makth. U them se po vjen vëllai im dhe u thashë se mos ta ngacmonin. Vëllai e kap nga kraharori Mikelin dhe e shtyn. I them të lutem mos. Florencin e kap pasur si shok, kurse me Mikelin më shumë se shok. Është e vërtetë se kam shitur lëndë narkotike, prej dy vitesh. Florenci nuk kishte faj, Mikeli ishte ai që më përdorte.

Këtë të fundit ma jepnin ata të dy edhe disa persona që kemi qenë të shoqëruar. Pjesa e shfrytëzimit ka qenë dhe është e vërtetë. Gjithë personat që ata i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Më përdornin si prostitutë. Më çonin te shokët e tyre.

Më drogonin, nuk dija se ku isha dhe i bëja veprimet nga padija. Më thonin shpesh se do të kalonim kufirin për të më punuar. Nuk flej natën, nuk arrij ta besoj se çfarë ka ndodhur”, tha e mitura.