Votimi elektronik! Të moshuarit në Elbasan po mësohen me procesin

Në 14 Maj në bashkinë e Elbasanit votohet në mënyrë elektronike.

Përpos anës pozitive, ashtu si çdo proces edhe ky paraqet sfidat e veta të cilat do të jetë të vështira sidomos për moshën e tretë.

Pensionistët shprehen se do ta kenë të vështirë, në mos të pamundur, të shprehin vullnetin e tyre, nëse nuk u ofrohet ndihmë

Për të informuar qytetarët në lidhje me procesin e votimit dhe numërimit elektronik, KQZ vendosi pajisjet informuese në Pallatin e Sportit dhe Teatrin Skampa.

Por disa ditë më parë vëzhgues të OSBE ODIHR vërejtën më shqetësim se pjesëmarrja e qytetarëve për tu informuar mbi procesin ishte shumë e vogël. Ndërkohë pajisjet qëndruan shumë pak dhe tashmë janë hequr.

Top Channel