Wednesday , December 7 2022

Vokli Laroshi, portieri i talentuar që po rritet në Cerrik

Cërriku është qyteti i vogël i cili prodhon vazhdimisht portierë. Mjafton të themi Alban Hoxha, portieri kampion i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, i cili fillesat e veta i ka pasur pikërisht në ekipin e Turbinës. Një yll i ri në portën cërrikase dhe në futbollin shqiptar ka lindur.

Bëhet fjalë për Vokli Laroshin, i cili po ndjek me fanatizëm gjurmën e Hoxhës.  Vetëm 18 vjeç, me një fizik për t’u admiruar, Laroshi ka dhënë kontributin e tij në ekipin e Turbinës sa i përket objektivave, teksa në pesë ndeshjet e fundit ia ka dalë ta mbajë portën të paprekur. Nga specialistët vendas, 18 vjeçari shihet si talenti më premtues i portës shqiptare, i cili është në fokusin edhe të ekipeve të kombëtareve.

Sot, janë shumë ekipe në vendin donë që vuajnë për nje “gardian” në portë, por Cërriku për këtë sezon e ka siguruar atë. Duke qenë në një moshe relativisht të re dhe perspektivë përpara, për Laroshin kanë nisur të vijnë sirenat e para, vendase dhe të huaja, sa i përket merkatos së verës.

Sot, investimi më i madh që mund të bëjë një skuadër është ai i sigurimit të portës, ndaj Laroshi është vënë shumë shpejt në “lupën” e skuadrave elitare brenda dhe jashtë vendit. Qyteti i Cërrikut po rrit një talent, por me paraqitjet e tij këtë sezon, Laroshin do ta shohim në një ekip pretendent në të ardhmen.

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 2filename