Ky këngëtar ka ditur si të fitojë zemrën e publikut, që në fillimet e karrierës së tij. Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu dhe në rrjete sociale, ku vazhdimisht poston foto të ndryshme.
Së fundmi, Butrinti është bërë nostalgjik për të shkuarën dhe ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga fëmijëria. Në njërën prej tyre ai shihet me një zemër në faqe. “Kuku zemra jem”, ka shkruar këngëtari krahas fotos.