Vodhën servisin në Elbasan, pranga dy autorëve.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për vjedhjen e një servisi.

Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë një 33 vjeçar dhe një 45 vjeçare të dy banues në Elbasan të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa pjesë makinash në një servis.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga një 33 vjeçar dhe një 45 vjeçar, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë natës, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një servis”, thuhet në njoftimin e policisë.