Vjollca Hoxha, presidentja e Top Media-s ka zbuluar se kush do të marrë përsipër rolin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit pas largimit të Blushit. Përmes një email-i dërguar stafit të medias, (publikuar në Tirana Post) bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel do ta marrin trashëgimtarët e tij.
“Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20-vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë.”- shkruan Hoxha, duke zbuluar se në postin e drejtorit të përgjithshëm do të jetë njëri prej fëmijëve të themeluesit të Top Medias, pa specifikuar një emër.
Ben Blushi dha zyrtarisht dorëheqjen, duke njoftuar se do të largohet pas 4 vitesh nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm.