Friday , February 21 2025

Vjedhje në Elbasan, 31-vjeçari në hetim për grabitjen e një portofoli

Një 31-vjeçar, i identifikuar me inicialet B. S., është vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një gruaje 46-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, dhe pas denoncimit nga e dëmtuara, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të marrë masa të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.