Visjani i bën urimin e zemrës djalit që sapo mbushi 2 vjeç.

Me fjalë të thjeshta të dala nga zemra, aktori i humorit Visjan Ukcenaj uron djalin e tij për ditëlindje. Divini i vogël mbush 2 vjeç dhe në këtë ditë të shënuar, aktori ka ndarë një foto të vogëlushit bashkë me urimin për të. “Gëzuar ditëlindjen zemra e babit. Zoti të bekoftë. Divin 2 vjeç”, shkruan aktori.

Një urim të ndjerë ka bërë edhe bashkëshortja e aktorit, regjisorja Jona Xhelilaj, e cila shkruan, “…dhe pastaj erdhe ti, jo për ti dhënë kuptim jetës sime por për të qenë vetë ajo! Gëzuar 2-vjetorin Divushi im!”