Një 34-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, viķtima më re deri tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. 34 vjeçarja nga Librazhdi, e cila mësohet se ishte dhe e verbër, vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Me humbjen e sotme, vendi ynë numëron 47 viķtima (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1).
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.